Eksploziv në makinë, 53 të vdekur, mbi 200 të plagosur, midis tyre udhëheqësi palestinez

Të paktën 53 persona kanë vdekur nga një shpërthim bombe në sheshin e Sirisë, Damask, aty ku zakonisht pro-qeveritarët organizojnë protesta.

Sipas mediave arabe të paktën 52 kanë vdekur nga shpërthimi, ndërsa mbi 200 të tjerë janë plagosur rëndë. Udhëheqësi palestinez, Nayef Hawatma, është një ndër të plagosurit, njofton AFP.

Bombat kanë shpërthyer në një makinë, në një zonë të mbipopulluar më njerëz, në një kryqëzim, vend ku lëvizin shumë njerëz, çka ka bërë që shpërthimi i bombës të përfshinte një numër të madhe personash. “Shpërthimi ishte i shumë i madh, gjithçka që kishte në dyqan u rrënuar” tregon një dëshmitar në vendngjarje.

Autoritetet tregojnë se makina ishte mbushur plot me eksploziv, ndërsa policia ka kryer arrestimin e personave përgjegjës të  ngjarjes së rëndë.

Lajme të ngjashme

Back to top button