Hormoni i besnikërisë

Sipas një studimi të publikuar në The Journal of Neuorscience thuhet se kur meshkujve u jepet hormoni i quajtur oksitoksin ata kanë më shumë gjasa të qëndrojnë larg femrave atraktive që nuk i njohin dhe kështu të jenë besnik ndaj grave të tyre.

Hormoni oksitoksin (Hormone Oxytocin) që bëhet në pjesën e trurit që quhet hipotalamus, luan pjesërisht rol në nxitjen e dëshirës për të bërë fëmijë, ndihmon gruas të kujdeset për fëmijët, dhe asiston aftësinë njerëzore të formoj marrëdhënie shoqërore. Përveç tjerash edhe inkurajon lidhjen mes nënës dhe fëmijëve dhe lidhjen mes qifteve. Në studim i 2011 thotë se oksitoksina i bënë njerëzit të veprojnë më trimërisht.

Hulumtimet e mëparshme gjithashtu tregojnë se oksitoksina luan rol në zhvillimin e besimit, por deri më tani ekspertët nuk e kanë zbuluar se ndihmon të ruaj lidhjet mes njerëzve.

Gjatë provave të bëra, Rene Hurlemann, nga universiteti i Bonn-it dhe ekipi i tij kanë zbuluar se meshkujve që ju është dhënë oksitoksin (Hormone Oxytocin) më shumë rrinin larg nga femrat tjera qe nuk i njihnin kur ato iu afroheshin, edhe atëherë kur atyre shumë ju pëlqenin ato. Në anën tjetër, meshkujt beqar nuk ndikoheshin nga ky hormon.

“Për shkak se oksitoksina (Hormone Oxytocin) është e njohur që shton besimin tek njerëzit ne kemi pritur qe meshkujt nën ndikimin e këtij hormoni do të lejonin që femra eskperimentuese të ofrohej edhe më shumë, por e kundërta e kësaj ndodhi,” tha Hurlemann.

Efektet e Oksitoksines (Hormone Oxytocin) tek pjesëmarrësit tjerë mbetën të pandryshueshme pa marr parasysh nëse femra i shikonte drejt në sy apo e largonte shikimin. Të gjithë prej tyre tregonin që femrat ishin tejet atraktive pa marr parasysh nëse ata kishin marr placebo apo oksitoksin. Kështu pra mund të themi se hormoni nuk ndryshonte ndjenjat e mashkullit ndaj pamjes së bukur të një femre vetëm se shtonte besimin ndaj lidhjet ekzistuese – me fjalë tjera besës ndaj gruas!

Studimi nuk flet nëse ky hormon ka të njëjtin efekt edhe tek besnikëria e gruas?!

Lajme të ngjashme

Back to top button