Qeveria malazeze i tërhoqi titullin konsull nderi Branko Azeskit

Qeveria e sqaroi këtë hap me deklaratën se ambasadori i revokuar ka tentuar t’i zhvlerësojë dhe komprometojë autoritetet në Mal të Zi duke prezantuar vërejtjet dhe parashikime e tij personale lidhur me punën e Qeverisë, kumtoi gazeta Dan, transmeton Portalb.mk.

Siç thuhet, vendimi për tërheqje u mor në seancën e fundit të qeverisë malazeze.

Sipas vendimit të nënshkruar nga Kryeministri Zdravko Krivokapiq, Ministria e Punëve të Brendshme mëson se Azeski, gjatë kryerjes së detyrave të tij si konsull nderi, përdori çdo mundësi për të shprehur dyshime mbi reputacionin e Malit të Zi dhe besueshmërinë e organeve të tij me narrativën e tij.

Gjithashtu, u sqarua se organet e sigurisë posaçërisht i kanë vërejtur bisedat e Azeskit me biznesmenë të shquar të sferave të ndryshme, me ç’rast ai ka tentuar, siç ceket, t’i zhvlerësojë dhe komprometojë autoritetet më të larta në Mal të Zi, duke i prezantuar vërejtjet dhe parashikimet e tij personale lidhur me punën e Qeverisë së Malit të Zi.

Sipas të dhënave zyrtare, Azeski është konsull nderi i Malit të Zi në Shkup prej vitit 2016.

Branko Azeski komentoi vendimin e Qeverisë në Mal të Zi.

“Mali i Zi është një shtet i pavarur dhe sovran, i cili sipas Kushtetutës përcaktohet si shtet civil, demokratik, ekologjik dhe shtet i drejtësisë sociale, bazuar në shtetin e së drejtës. Shumë faleminderit të gjithë atyre me të cilët kam bashkëpunuar në këtë mision të rëndësishëm për bizneset e dy vendeve tona. Unë i uroj Malit të Zi zhvillim të shpejtë dhe prosperitet, kurse kompanive fitime më të mëdha”, u shpreh Azeski.

Qeveria malazeze ka tërhequr konsullin e nderit, pasi sipas raportimeve të mediave rajonale, ai u përpoq të përçmonte dhe kompromentonte autoritetet e larta të Malit të Zi duke paraqitur vërejtjet e tij personale dhe parashikimet në lidhje me punën e qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button