Ish-Presidenti i Ukrainës i përfshirë në vrasjen e një gazetari

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ukrainë ka bërë të ditur se ka të dhëna të mjaftueshme për përfshirjen e ish-Presidentit Leonid Kuchma në vrasjen e gazetarit, Georgy Gongadze.

“Kemi të dhëna të mjaftueshme për të provuar se Kuchma është i përfshirë në këtë krim”, tha zv.prokurori Renat Kuzmin për radio “Ekho Moskvy”.

Kuznin nuk specifikojë se për çfarë të dhënash bëhej fjalë si edhe nuk tha as nëse Kuchma do të akuzohet.

Në fund të janarit, ish-Ministri i Brendshëm, Oleksiy Pukach, u shpall fajtor për vrasjen e Gongadze dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Pukach vrau gazetari teksa përpiqej ta binde atë të pranonte se ishte spiun i huaj. Gongadze nuk pranoi një gjë të tillë edhe pse kishte deklaruar se kishte mbledhur të dhëna për ambasadën amerikane.

Pukach tha se ai vetëm donte që të frikësonte Gongadze, por rripi rreth qafës së tij u tërhoq aksidentalisht dhe ai vdiq. Më pas ai i preu kokën gazetarit.

Gongadze një kritik i hapur i Presidenti të atëhershëm Leonid Kuchma u mor peng dhe trupi i tij pa kokë u gjet disa muaj më pas në një pyll. Kjo ngjarje e cila ndodhi në vitin 2000 tronditi Ukrainën dhe shkaktoi trazira massive në rrugë.

Një kamer e fshehtë, e cila u publikua pa vitit 2008 tregonte se Kuchma kishte diskutuar me ish-Ministrin e Brendshëm Yuriy Kravchenko rrugët për të hequr qafe gazetarin. 

Pukach, kreu i departamentit të përgjimit u arrestua në vitin 2009 pas gjashtë vjetësh arratisje. Ai tha se e kishte vrarë gazetarin me urdhër të Kravchenkos. Ky i fundit kreu vetëvrasje në vitin 2005. Pukach akuzoi Kuchma dhe ish-kreun e Parlamentit, Volodymyr Lytvyn si ideatorë të vrasjes. Akuza ndaj Kuchma u rrëzua në qershor të vitit 2012 nga Gjykata e Lartë Speciale për çështjet kriminale./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button