Rakip Doçi: së shpejti faturat i merrni në shqip

Gjuha shqipe në NP ’Higjiena Komunale’ gjen zbatim 95 për qind, kështu të paktën tha drejtori i kësaj ndërmarrje, Rakip Doçi.

Shumë shpejtë kjo ndërmarrje edhe faturat do ti shtyp në gjuhën shqipe, premtoi ai.

‘Është duke u përgatitur vetëm softueri për shtypjen e faturave të cilat higjiena i shtyp vet. Ndërsa një pjesë tjetër e faturave të cilat u dorëzohen amvisërive i shtyp ndërmarrja ‘Ujësjellësi dhe Kanalizimi’, jemi në bisedime me drejtorin, ne kemi formuar një ekip që gjatë këtij viti do ta ndajmë faturën prej asaj ndërmarrje dhe qytetarëve faturat do tu shkojnë nga ana e ‘Higjienës Komunale’ në mënyrë të mëvetësishme dhe këto do të jenë në dy gjuhë’ theksoi Doçi.

‘Sa i përket zbatimit të gjuhës shqipe, kjo gjen përdorim 95 për qind do të thotë paralelisht me atë maqedonase, siç e shihni edhe gjatë promovimit të sistemit të kontejnerëve nëntokësor udhëzimet për qytetarët apo njoftimet janë në dy gjuhë, njëjtë edhe kamionët e ndërmarrjes janë në dy gjuhë, edhe porositë që u jepen qytetarëve janë në dy gjuhë, mbledhjet e këshillit drejtues mbahen në dy gjuhë, vendimet miratohen dhe shënohen në dy gjuhë’ tha Doçi.

Drejtori gjithashtu u lavdërua edhe përfaqësimin e shqiptarëve në këtë institucion sipas të cilët është kryekëput me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.

‘Lirisht mund të them se në pjesën menaxhuese mbi 30 për qind janë shqiptarë. Sistemi i mesëm menaxhues, kuadri menaxhues i mesëm gjithashtu janë mbi 30 për qind shqiptarë, ndërsa në pjesën e punëtorëve të krahut apo punëtorë të thjeshtë janë mbi 50 për qind’ precizoi Doçi./PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button