Asus Transformer Book i gatshëm për para-porositje

Kompania Asus së fundi ka lajmëruar daljen në treg të pajisjes së saj Asus Transformer Book TX300CA. Tableti hibrid tani është i gatshëm për para-porositje me çmim fillestar prej 1480 dollarë.

Asus Transformer është i pajisur me ekran 10 inç 1080p HD dhe punon përmes sistemit më të ri operativ nga Microsoft, Windows 8.

Pajisja përdor procesorin Intel Core i7-3517U Ivy Bridge, posedon RAM prej 4GB dhe disk prej 128GB. Tableti i ri nga Asus është poashtu i pajisur me tastierë, bateri shtesë dhe 500 HDD hapësirë ruajtëse shtesë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button