Lazio dhe Napoli në sulm për Xhakën

Granit Xhaka mund të largohet nga Borussia Munchengladbah dhe për 20 vjeçarin shqiptar që luan për kombëtaren e Zvicrës mund të përfundojë në Serie A ose Premier League.

Lazio dhe NApoli janë klubet më të interesuara për futbollistin, ndërkohë nga Ishulli vijnë sinjale nga West Ham.

Drejtori i Lazios Igli Tare disa herë ka tentuar ta sjelë shqiptarin e Zvicrës në Romë, por akoma nuk ja ka dalur.

Sipas gazetës zvicerane “Blick”, e ardhmja e Xhakas do të vendoset javët e ardhshme me anglezët të gatshëm të djegin konkurrencën e italianëve

 

Lajme të ngjashme

Back to top button