Fushatë e organizuar maqedonase kundër Talat Xhaferit

Në faqen zyrtare të facebook-ut të kryeministrit Nikolla Gruevski dje ka filluar një fushatë kundër ministrit të ri të mbrojtjes, Talat Xhaferit. Anëtarë të shumtë të VMRO-DPMNE-së e shprehin pakënaqësinë për emërimin e Xhaferit si ministër i mbrojtjes, njofton Alsat-M.

Në postimin e tij, qytetari që prezantohet si Goran Arsov, ka thënë: “Gjithnjë kam qenë anëtar, aktivist dhe simpatizues i VMRO-DPMNE-së, unë dhe gjithë familja ime. Ju përkrahim në gjithçka. Por, a ishte patjetër që Komandant Forina të bëhet ministër i mbrojtjes? U pajtuam që të jetë shqiptar, kjo është në rregull, por a nuk kishte ndonjë tjetër? Më vjen turp që jam anëtar i VMRO-DPMNE-së. Këtë gabim shtrenjtë do ta paguajë Maqedonia dhe VMRO-DPMNE-ja’.

Kjo antifushatë ndaj ministrit Talat Xhaferi, vazhdoi edhe nëpër rrugët e Shkupit. Fotoreporteri i Plusinfo-s e fotografoi këtë grafit si reagim ndaj zgjedhjes së Xhaferit për ministër të mbrojtjes.

Në grafit shkruan “IQ për ministër ?K-47”, që është shenja e automatikut “Kallashnjikov”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button