PDSH: Ahmeti kërcënohet me tomahaukë dhe llogore

Partia Demokratike Shqiptare sot e dënoi deklaratën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili gjatë hapjes së shtabit zgjedhor në lagjen Çair të Shkupit, ka përmendur “tomahaukë, bunkerë dhe llogore”.

“Pas vëllazërisë pesëvjeçare me Gruevskin, Ali Ahmeti dje u tha shqiptarëve se sa i madh ndihet me shokët e rinj, Canovski, Nikoliq dhe Daçiq, pas marrëveshjeve të nënshkruara! Ndihet i madh në tradhëtinë që e ka bërë! Ali Ahmetin dhe tajfën e tij nuk mund ta shpëtojnë as tomahaukët, as bunkerët e as llogoret, termine që u përmendën nga ai në porosinë për “fushatë të qetë”, që ishte e drejtuar prë shtabet partiake, pjesë kjo e cila ishte fshehur nga mediumet – deklaroi Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së. 

Sipas tij, sjellja e këtillë e Ahmetit për PDSH-në paraqet frikë nga humbja zgjedhore. 

“Frika nga humbja që i ka përfshirë të gjithë në BDI është evidente. Apelojmë që të jeni të qetë dhe të mos shkaktoni probleme, për shkak se shumë shpejt do ta kuptoni se kush në të vërtetë është i madh! I madh është populli dhe Zoti – e porositi Ibrahimi liderin e BDI-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button