Mbi 2000 invalidë o të shfrytëzojnë transportin urban falas

Mbi 2000 bileta falas për të shfrytëzuar transportin publik do të ndajë qyteti i Shkupit për personat me nevoja të posaçme.

Me këtë projekt qyteti i Shkupit në mënyrë të plotë e realizon projektin vjetor i cili parasheh beneficione, kumtojnë nga sektori për marrëdhënie me opinion.

‘Nga 2274 kërkesat e parashtruara të 36 organizatave, janë vërtetuar se kriteret i plotësojnë 2243 persona, 2085 për biletë falas dhe158 bileta për ti shoqëruar personat në fjalë’ thonë në Qytetin e Shkupit.

Bëhet fjalë për bileta të cilat mund ti shfrytëzojnë persona që e kanë të dëmtuar shikimin, dëgjimin si dhe ata të cilët kanë invaliditet në pjesët e trupit, pensionist dhe invalid të luftës, të sëmurë nga veshkat dhe të ngjashëm.

Ky projekt kap shumën prej 31.2 milion denarë, respektivisht 507 mijë euro./PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button