Pushim falas për 3000 fëmijë

Shfrytëzim të shërbimeve për pushim dhe rekreim të 3000 fëmijëve nga familje të rrezikuara ekonomikisht dhe për fëmijë me shtesa të veçanta, ka parashikuar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), tha njeriu i parë i këtij dikasteri, Spiro Ristovski.

Qëllimi i projektit është integrimi social gjatë kohës së pushimit veror dhe atij dimëror, për  fëmijët që rrjedhin nga familje të rrezikuara ekonomikisht.

Njëjtë sikur edhe vitet e kaluara përzgjedhjen e fëmijëve e bën Komisioni për hulumtim dhe rangim të shfrytëzuesve të këtij shërbimi, në pajtueshmëri me  kriteret të cilat i përcakton qeveria për këtë dedikim.

Vitin e kaluar 2000 fëmijë kanë shfrytëzuar pushime verore në Strugë dhe Manastir, ndërsa 1000 të tjerë gjatë pushimit dimëror të këtij viti shkollorë.

Shërbimi për pushim dhe rekreim parasheh 7 ditë pushim, më pansion të plotë, fjetje dhe ushqim tre herë në ditë si dhe aktivitete edukativo arsimor.

Projektin e përkrahin edhe ‘Kryqi i Kuq’ i Maqedonisë, ‘Alkaloid’-Shkup dhe EVN-ja. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button