Udhëzimet mjeksore tashmë në formë elektronike

Nga mesi i muajit prill, udhëzimet e shkruara për në mjek do të hiqen nga përdorimi dhe detyrimisht ato duhet të jenë në formë elektronike. 

Lajmin e bën të ditur ministri i Shëndetësisë, Nikola Todorov, sipas të cilit, kontrollet dhe ndërhyrjet do të fillojnë të caktohen nga mesi i prillit përmes sistemit integral kompjuterik. 

Caktimi elektronik i kontrolleve do të zbatohet nga niveli primar deri në atë terciar të mbrojtjes shëndetësore. 

Nëse pacienti kërkon të vizitojë specialistin, pasi të ketë shkuar njëherë tek mjeku amë, ky i fundit do t’i caktojë atij kontrollin dhe do të plotësojë një udhëzim elektronik përmes sistemit, kurse pacientit i mbetet vetëm të shkojë në vizitë tek specialisti në terminin e caktuar. 

Ministria e shëndetësisë dje prezantoi projektn dhe mnyrën e funksionimit, ndërsa paralajmëroi dënime të forta për ata mjekë që nuk do të respektojnë sistemin e ri.

Lajme të ngjashme

Back to top button