Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 55-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 55-të, në të cilën deputetët do të votojnë për ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal, ligjeve për amvisëri, për planifikim hapësinor dhe urbanistik, për kadastër të patundshmërive, të gjitha në lexim të parë. 

Deputetët duhet të diskutojnë edhe për Strategjinë për barazi gjinore 2013-2020, Raportin vjetor për punën e Agjenisë për komunikime elektronike për vitin 2012, Propozim-vendimin për miratimin e Programit vjetor për punë të Agjencisë për posta për vitin 2013, Planin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2013, Planin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit kapital finanaciar pensional për vitin 2013. 

Në rend dite të seancës është edhe Propozim plani financiar i Ndërmarrjes publike Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2013 dhe Propozim-vendimi për dhënie të pajtueshmërisë të Vendimit statutar për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor.

Lajme të ngjashme

Back to top button