CHL, Galatasary pret Schalke 04

Skuadra e Galatasarayt që po kalon momente të shkëlqyeshme do të jetë nikoqire e ndaj skuadrës së Schalke 04 në kuadër të ndeshjeve të ligës së kampionëve.

Trajneri turk Fatih Terim ka thënë se skuadra e tij do të kërkojë me çdo kusht fitoren në këtë përballje ndaj ka kërkuar impenjim maksimal nga futbollistët e tij për të shpërblyer tifozerinë më të zëshme në botë, atë të skuadrës turke. 

Ndeshja e cila fillon në ora 20:45 është nën hijen e sfidës së San Siros megjithatë pritet që edhe këtu te ketë gola dhe emocione si në fushën e blertë ashtu edhe në tribunat e stadiumit. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button