HTC One, telefoni qe sfidon iPhonin dhe Samsungun

Smartphone i ri HTC-së ONE është një harduer shumë mbresëlënës dhe një hap i madh përpara për kompaninë.

One është një celular bukur i dizajnuar me specifikat më të mira dhe një ton karakteristikash të shkëlqyera. Ai punon me sistemin e ri Android të Google-it. Ky është telefoni i cili mund të mbyllë hendekun në mes HTC One dhe atë të Apple-it dhe Samsungut.

HTC One ka ekran 4.8 inç full HD me rezolucione prej 1920×1080, procesor katër-bërthamor 1.7GHz Qualcomm Snapdragon 600 dhe RAM memorie prej 2gb.

Gjithashtu, HTC One do të jetë i gatshëm në dy opsione të memories internale: 32gb apo 64gb. Ndër specifikat tjera të pajisjes së re nga HTC janë dëgjueset dhe kamera e cila përdorë teknologji të re. Sipas HTC, kamera ‘Ultrapixel’ ka sensor i cili mund të kap 300 për qind më shumë dritë.

HTC One do të lansohet në tregun ndërkombëtar gjatë muajit mars dhe do të ofrohet nga 185 kompani telefonike në mbarë botën.

Lajme të ngjashme

Back to top button