Gjysma e prindërve hyjnë në Facebook për të spiunuar fëmijët

Gjithmonë është menduar që të rriturit kanë hyrë në botën e Facebook sepse donin të ri-ngjallnin vitet e adoleshencës së tyre, të gjenin një të dashur të ri ose të lidheshin me familjarë që s’i kishin dëgjuar prej kohësh.

Por sipas një hulumtimi të ri të bërë së fundmi dëshmohet e kundërta. Sipas statistikave tregohet që prindërit nuk janë duke u munduar të ngjasojnë me fëmijët sa t’i spiunojnë ata.

Është mjaft mirë e ditur që fëmijët mund të besohen aq shumë sa lajmet në Gazetën Pravda gjatë kohës së Brezhnevit. Kështu që prindërit e ndjejnë si detyrë që t’iu bashkohen atyre në mënyrë që të mund t’i mundin ata, psikologjikisht kuptohet.

Në fakt, ky studim tregon që gjysma e të gjithë prindërve regjistrohen në Facebook pjesërisht për të parë se çfarë lloj drogash fëmijët e tyre janë duke marrë, me kë po shoqërohen dhe çfarë mendojnë për prindërit e tyre.

Diku rreth 43 % e prindërve pranojnë që ata i kontrollojnë faqet në Facebook të fëmijëve të tyre çdo ditë. Ndërsa 92 % e tyre e bëjnë në formë të hapur duke u bërë shokë me fëmijët e tyre. Disa madje mund të arrijnë deri tek përfundimi që prindërit amerikanë nuk janë edhe aq mendjemprehtë.

Nëse ata janë duke e bërë aq të qartë miqësimin me fëmijët e tyre, a mund të ndodhë që fëmijët të mos e shprehin veten plotësisht në Facebook, por në vend të këtij rrjeti, të zgjedhin të shkojnë në Tumblr, Instagram ose tek rrjete të tjera?

Ndërsa të rriturit mendojnë që ata janë duke u bërë të mençur duke ndjekur fëmijët e tyre, mund të jenë fëmijët ata që marrin më tepër informacione nga shkëmbimet në këtë rrjet shoqëror – informacion të cilin ata zgjedhin ta përdorin kur të duan.

Lajme të ngjashme

Back to top button