Moska heton “trafikimin e organeve” në Kosovë
Rusia thotë se ka nisur hetimet e veta të akuzave për trafikim të paligjshëm të organeve në Kosovë, raporton AP.
Hetime të ngjashme po zhvillon edhe Bashkimi Evropian. Akuzat burojnë nga një raport i raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.
Ky i fundit ka akuzuar udhëheqësit kosovarë të luftës, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, për trafikim të paligjshëm të organeve të të burgosurve serbë. Autoritetet kosovare i kanë hedhur poshtë akuzat.
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë sot se autoritetet ruse besojnë se “krimet e trafikimit të paligjshëm të organeve në Kosovë, duhet të hetohen plotësisht”.