Prej sot ndalesë për promovimin e kandidatëve në zgjedhjet lokale

Pauzë nga aktivitetet parazgjedhore. Ndalohet promovimi publik i kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë prej sot e deri më 4 mars.

Gjatë dy javëve të ardhshme Këshilli për radiodifuzion do të bëjë monitorim të shtuar të mediumeve elektronike. Ato në këtë periudhë, para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore nuk guxojnë t’i promovojnë dhe të informojnë për aktivitetet e kandidatëve.

Mediumi mund të vendosë vet se a do të publikojë ndonjë ngjarje, gjatë lëshimit në përdorim të ndonjë objekti ose ndonjë kapaciteti, por korniza ligjore ndalon që në kontekstin e njëjtë të përmendet kandidati për kryetar komune ose të publikohet apo të emitohet ndonjë deklaratë e tij.

Nga KRD-ja përkujtojnë se mediumet do të ballafaqohen me dënime në qoftë se e shkelin Kodin zgjedhor dhe rregulloren për sjelljen e mediumeve në periudhën para fillimit të fushatës zgjedhore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button