Berisha: Nuk kemi pretendime territoriale

Kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar një seancë të posaçme parlamentare për pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës për të kthyer përgjigje për tërheqjen e vëmendjes që Uashingtoni i bën Tiranës zyrtare për tonet nacionaliste të rritura, të shprehura në memon konfidenciale që u publikua një ditë më parë në emisionin “Top Story”.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se, në ndryshim nga fqinjët, nacionalizmi shqiptar është i mbështetur mbi vlerat e lirisë, duke sjellë si shembullin e shprehjes së tij, linjën e mbështetur nga ish-presidenti kosovar Ibrahim Rugova. 

“Nacionalizmi shqiptar është forca udhëheqëse e çdo qytetari të këtij vendi, e çdo politikani të këtij vendi për të realizuar qëllimet më fisnike të kombit tonë, për të realizuar projektin e madh të integrimit europian, për të realizuar bashkimin e shqiptarëve me një hapsirë” u shpreh krzeministri Berisha.

“Ky nacionalizëm nuk ka pretendime territoriale, nuk bazohet në doktrinat shfarosëse siç bazohen nacionalizmat që na rrethojnë, ky nacionalizëm bazohet në vlerat më qytetare”, tha Berisha. 

Në seancën e posaçme për përvjetorin e pestë të pavarësisë së Kosovës ishin prezent krerë të institucioneve të tjera, përfaqësues të komunitetit fetar dhe diplomatë, ndërsa ka rënë në sy mungesa e ambasadorëve më aktivë në Tiranë, si ai i SHBA, BE-së dhe OSBE-së, për të cilët Kuvendi thotë se kanë pasur ftesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button