SHBA, disa të vdekur në një sulm të armatosur në Kaliforni

Një sulm i armatosur në qytetin San Jose të Kalifornisë në SHBA ka rezultuar në viktima të shumta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Zyrës së Sherifit të Qarkut Santa Clara, Russell Davis, u tha gazetarëve se “ka të plagosur të shumtë dhe shumë viktima në këtë rast”, dhe se hetimi po vazhdon.

“Dhe i dyshuari është konfirmuar i vdekur. Unë nuk do të hyj në detaje … por i dyshuari është i vdekur në këtë çast, kështu që siguria publike është e ruajtur në këtë fazë”, tha Davis.

Ai theksoi se më shumë detaje do të zbulohen gjatë një konference shtypi më vonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button