Rusia me mesazhe kontradiktore për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë në ditën e alfabetit sllav

Diplomacia ruse sot dërgoi mesazhe të ndryshme kundërshtuese kundrejt popullit maqedonas dhe bullgar duke ju uruar festën kushtuar vëllezërve Shën Kirili dhe Metodi, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Ambasada ruse në Shkup përmes rrjetit social “Twitter” shpërndau një pjesë të fjalimit të presidentit Vladimir Putin duke theksuar se shkrim-leximi në Rusi ka arritur nga Maqedonia. Mirëpo, ambasadorja ruse në Sofija përmes një video mesazhi duke uruar festën, e falënderoi shtetin bullgar për shkrim-leximin.

“I urojmë popullit vëlla tonit ditën e Shën Kirilit dhe Metodit, i cili festohen si festë shtetërore. “Sot në Rusi është një ditë feste – Dita e shkrim-leximit sllav, ndërsa shkrim leximi te ne arriti pikërisht nga shteti maqedonas – Vladimir Putin”,

Ambasadorja ruse në Sofija, Eleonora Mitrofanova përmes një video mesazhi tha se pa asnjë dyshim, roli i Bullgarisë në formimin dhe përhapjen e shkrim leximit sllav, gjuhën dhe kulturën është i çmuar.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria sot kanë shënuar ditën e vëllezërve Kiri dhe Metodi, dy shenjtor ortodoks, themelues të alfabetit sllav, që me disa modifikime përdoren në të dyja shtetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button