Kryetari Ivanov konfirmon arritjen e marrëveshjes politike

Është arritur marrëveshje për tejkalimin e krizës politike në vend, me çka agjenda evropiane përsëri rikthehet si një nga prioritetet e vendit, theksoi kryetari Gjorge Ivanov past takimit të përbashkët në vilën “Vodno” me trojkën evropiane të udhëhequr nga eurokomesari Shtefan Fyle, kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe liderin e LSDMS-së, Branko Cërvenkovski.

Marrëveshja parasheh që të gjitha partitë kthehen në parlament dhe do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Nuk ka shtyerje të zgjedhjeve lokale dhe menjëherë duhet të formohet komision i pavarur që do t’i konstatojë shkaqet e incidenteve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar.

Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske se a është arritur marrëveshje edhe për zgjedhje të parakoshme parlamentare, raportuesi për Maqedoninë i Komisionit Parlamentar Richard Howitt, u përgjigj pozitivisht, por nuk precizoi se kur do të mund të mbaheshin ato. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button