RDK sqaron opinionin lidhur me incidentin dhe dezinformatat

?

Përmes një reagimi të lëshuar p?r media, RDK sqaron opinionin për dezinformatat e plasuara në lidhje me demantin e z.Halit Alili lidhur me incidentin e sotëm në komunën e Sarajit.

Në demantin e RDK-së thuhet:

Lidhur me një deklaratë të publikuar sot në disa portale në gjuhën shqipe në Maqedoni në emër të Z. Halit Alilit sqarojmë opinionin e gjerë se:

1. Përmes Kryetarit të Degës së RDK-së në Saraj, Z. Lulzim Farizit, kam konktaktuar personalisht me Z. Halit Alili, i cili më ka konfirmuar se ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë, pra as deklaratën në të cilën përmendet emri i tij, në të cilën nuk ka fare as nënshkrim.

2. Z. Halit Alili nuk është bartës i listës së këshilltarëve të RDK-së në Komunën e Sarajit, por bartës është Z. Avni Bajramovski dhe këtë mund ta vërtetojë secili edhe në Komisionin Komunal Zgjedhor edhe në Selinë e RDK-së.

3. Informacioni i publikuar sot gjatë konferencës së shtypit të RDK-së për frikësime, kërcënime dhe oferta për blerje votash në Komunën e Sarajit nga ana e njerëzve të kandidatit të PDSH-së për kryetar komune është plotësisht i vërtetë dhe i konfirmuar edhe nga Kandidati i RDK-së për Kryetar të Komunës së Sarajit, Z. Blerim Haliti, edhe nga Kryetari i Degës së RDK-së në Komunën e Sarajit, Z. Lulzim Farizi.

4. Shoqërimi i frikësimeve, kërcënimeve dhe ofertave për blerjen e votave edhe me manipulime dhe mashtrime përmes lëshimit të deklaratave të falsifikuara në emër të personave të tjerë, fare pa dijeninë e tyre, është treguesi më i mirë se çfarë janë në gjendje të bëjnë disa persona vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet.

5. Publikimi nga disa media shqiptare në Maqedoni i deklaratave pa asnjë nënshkrim, pa bërë asnjë konfirmim për burimin e informacionit, vërtetësinë e pohimeve apo funksionin e personit të përmendur në deklaratë është vetëm një tregues i mungesës serioze të profesionalizmit të disa mediave shqiptare në Maqedoni, të cilat pa bërë asnjë konfirmim është e gatshme të publikojë çdo gjë dhe nën emrin e çdo kujt.

Dr. Artan Dika
Nënkryetar i RDK-së dhe Kryetar i Shtabit Zgjedhor të RDK-së 

Më poshtë ju ofrojmë një fotografi nga emaili zyrtar i Portalb.mk ku ka ardhur informacioni në emër të z. Halit Alili, por që realisht ka qënë mashtrim dhe keqpërdorim i emrit të z.Alili.

    

Lajme të ngjashme

Back to top button