(UPDATE) U gjet kënga e Eurosong-ut “Imperija”

Edhe pse në Youtube askund nuk mund të gjendet video-klipi i këngës së Maqedonisë me të cilën pretendohet të konkurrojë në Eurosong 2013 në Suedi, Portalb siguroi atë. 

Arsyet e heqjes, sipas shefit të delegacionit të Maqedonisë në Eurosong, Lupço Mirkovski, janë se kjo video nuk i kënaq standardet për prezantim të denjë të Maqedonisë. Video do të korrigjohet, thotë ai për gazetën “Vest”.

Por mbetet të shihet a do të ndryshohet edhe teksti bajat i këngës?

Kënga dhe videoja e cila është kryekëput propagandë politike dhe reklamë e pamjeve të projektit Shkupi 2014 nga publikimi i saj u tall dhe u kritikua shumë nëpër rrjetet sociale. 

Bëhet fjalë për këngën “Imperija” e kënduar nga Esma Rexhepova dhe Vlatko Lozanovski. /Portalb                                                                                                                                                                      

Lajme të ngjashme

Back to top button