Plaku vret hajdutin në Kratovë

Një plak 73 vjeçar nga fshati Kojkovë i Kratovës me pushkë gjuetarësh në shtëpinë e tij ka qëlluar mbi dy hajdutë që kanë ardhur me taksi për të vjedhur në shtëpinë e tij. Një hajdut ka vdekur para shtëpisë ndërsa tjetri është plagosur dhe është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.

Siç informoi MPB-ja, dje rreth orës 21, Zoran Z.(28) dhe B.I.(34) kanë marrë taksi nga Koçana deri te fshati Kojkovë, me arsyetimin se duhet të takohen me ndonjë mik, ndërsa atje kanë shkuar me qëllim që ta vjedhin shtëpinë e plakut. Taksistit i kanë thënë që t’i presë pesë kilometra larg shtëpisë.

Pasi kanë hyrë me dhunë në shtëpi, gjatë tërë natës e kanë rrahur plakun pronarin, i cili në shtëpi e ka pasur bashkëshorten e palëvizshme. Megjithatë, plaku disi ka arritur të lirohet, e ka marrë pushkën dhe ka qëlluar mbi hajdutët, me ç’rast njërin prej tyre e ka vrarë ndërsa tjetrin e ka lënduar

Policia është duke bërë hetimin, ndërsa detajet do të kumtohen më vonë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button