Gostivar, policia ndaloi valltare në lokalet e natës
Katër vajza me shtetësi shqiptare dhe gjashtë tjera nga disa qytete të Maqedonisë i ka kontrolluar policia e Maqedonisë mbrëmë në një aksion të ndërmarrë në lokalet e natës në Gostivar. Ato punonin si kamariere dhe valltare.
Aksioni i policisë ishte realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Inspektoratin e tregut dhe të punës, në disa kafene dhe lokale të rajonit të Gostivarit. Gjatë kontrolleve është konstatuar se vajzat punonin si kamariere dhe këngëtare e valltare. Shtetaset e Maqedonisë pas bisedës informative janë lënë të lira.