Stefan Fule, Buzek dhe Howitt do të tentojnë të zgjidhin krizën e Maqedonisë

Vazhdojnë përpjekjet evropiane për tejkalimin e krizës politike pas vendimit të LSDM-së që t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të caktuara për 24 mars.

Në këtë drejtim është edhe vizita e eurokomesarit për zgjerim, Stefan Fule, e paralajmëruar për sot së bashku me euro-deputetin Jerzi Buzek. Fule këtë e ka konfirmuar në Twitter.

Siç merret vesh, janë duke u zvilluar negociata diplomatike me pushtetin dhe opozitën me qëllim që të gjendet zgjidhje për krizën politike në vend dhe të arrihet deri te kompromisi.

Këto aktivitet zhvillohen tashmë disa ditë, ndërsa dje ambasadorët e BE-së dhe të Britanisë, Aivo Orav dhe Kristofer Yvon, bënë thirrje për zgjidhje sa më të shpejtë të krizës. Edhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Richard Howitt është në Maqedoni /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button