Tetova, një qytet i magjistrave të papunë

Numri i i të pa punëve në Tetovë për çdo ditë është duke u rritur, këtë gjë e dëshmojnë edhe shifrat nga Agjensioni  për punësim statistikat e të cilin dëshmojnë se në Tetovë 23 persona që kanë magjistruar  si dhenjë që ka doktoruar janë të pa punësuar, përkundër 21.311  personave të tjerë që janë të regjistruarë deri në 31 dhjetor të vitit 2012. 

Nga ky nunër 4540 persona të pa punë në Tetovë janë maqedonas ndërsa  16118 janë shqiptarë  të cilët  janë të regjistruar në agjensionin për punësim në Tetovë si të pa punë, ndërsa pjesa tjetër janë turq dhe romë.

Tashmë çdo ditë  rreth 20 persona, nga ora gjashtë e mëngjesit presin në qendër të qytetit për ndonjë punë ditore si punëtorë krahu . Ata hezitojnë të prononcohen në lidhje me atë se a i thirr dikush në punë gjatë ditës dhe sa mesatarisht janë shërbimet e tyre, por vet fakti që ato mund ti gjesh aty në çdo kohë dëshmon për angazhimin e ulët që ato kanë.

 
Berati nga fshati Llaskarcë i Shkupit është duke qëndruar gjashtë vite në të njetin vend, tash për tash ai është detyruar që të merr edhe familjen në Tetovë ku jeton me qira, ai për Portalb thotë se ndodhë që të ngelë pa punë edhe nga tri javë.

“Nuk kam punuar tre javë, para tre javëve e shkarkova një makinë të rëndë ku mora vetëm 400 denarë , çka do të bëj me ta, nuk kam as qiranë për të paguar, vetëm jam duke i ndërruar banesat çdo muaj. Çka të them tjetër në këtë shtet nuk ka bukë, ma mirë mos të flas fare”, thotë i revoltuar Berati.

Punëtorët që presin punë në qendër të Tetovës theksojnë se deri në vitin 2005 kanë qenë afro 100 persona që janë endur nëpër qendër për ti thirr dikush në punë, por siç thonë ata tashmë një pjesë e madhe është larguar jashtë vendit dhe nuk janë kthyer më./Portalb

         

Lajme të ngjashme

Back to top button