Shqipëri, makina del nga rruga dhe përfundon në Shkumbin, kërkohen në lumë 3 persona

Policia e Librazhdit konfirmoi sinjalizimin e punonjësve të mirëmbajtjes së rrugëve për rënien e një makine në ujërat e lumit Shkumbin. Sipas punëtorëve, makina ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm dhe ka përfunduar në rrjedhën e lumit, pasi kanë parë shenja të rrëshqitjes së automjetit.

Pas disa orë kërkimesh, policia konstatoi në ujërat e lumit Shkumbin një makinë të bardhë, rreth 4 km nga vendi ku ishin parë gjurmët e mjetit në kthesat e Murrashit, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Dyshohet se në makinë ndodhen 3 persona, ndërkohë që policia bën të ditur se futja në ujë është e pamundur për shkak të rrjedhës së fortë të lumit.

Momentalisht automjeti ndodhet rreth 50 metra larg bregut të lumit. Policia ka kërkuar ndihmën e polumbarëve për operacionin e shpëtimit dhe nxjerrjen e makinës nga uji. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button