Sela dhe Labënishti sëbashku takojnë qytetarët e Strugës

Kandidati për kryetar të komunës së Strugës nga radhët e PDSH-së Ziadin Sela fushatën e tij për rrethin e dytë zgjedhor e vazhdoi me takime intensive me banorët e fshatrave Misllodezhd?, Bogovicë, Tatesh i Poshtëm, Tatesh i Epërm, Dobovjan dhe Veleshtë.

Në pritjen e ngrohtë dhe nga të gjithë qytetarët pa dallime partiake, Sela kërkoi nga shqiptarët që më 7 prill të dalin në mënyrë masive në votime, pasi siç theksoi ai beteja për Strugën tashmë është një betejë kombëtare.

 “Natyrisht që në raundin e dytë neve kemi festë kombëtare dhe nuk kemi betejë politike,e falënderoj Arbenin që gjendet pranë meje,tani në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 2013-ës dhe natyrisht që neve do dalim fitimtarë. Ashtu siç deklarova dhe deklaruam pasi mbaroj raundi i parë i zgjedhjeve,beteja në Strugë është betejë kombëtare dhe Shqiptarët do dinë ta fitojnë atë”, deklaroi Ziadin Sela, kandidat i PDSH-së për Strugën.

Si asnjëherë më parë në asnjë qytet shqiptar në Maqedoni por edhe më gjërë, në mbështetje të kandidatit të PDSH-së në Strugë Ziadin Sela, në takimet e mbrëmshme doli edhe ish kandidati i BDI-së në këtë qytet Arbën Llabënishti, i cili u apeloi mbështetësve të ti, të votojnë kandidatin e PDSH-së. Ky veprim i dy kolegëve mjekë nga Struga që përfaqësojnë dy parti rivale, përbën një akt madhor dhe shembullor për mbarë politikën shqiptare.

“Sot kur veç kanë filluar tubimet e zotit Sela me qytetarët në vendbanimet e Strugës,jam bashkë me të,krah për krah edhe njëherë për të apeluar dhe për të çuar një mesazh përsëri tek të gjithë struganët, tek të gjithë ata shqiptarë që ja duan të mirën Strugës,ja duan të mirën familjarëve të tyre që më 7 prill të mbështesin kandidaturën e Ziadin Selës”, tha Arben Llabënishti, ish kandidat i BDI-së për Strugën.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button