Bexheti- Çollak, Maqedonia e BeH po ndjekin standardet e BE-së

Tre marrëveshje në sferën e jurisprudencës kanë fromosur sot ministrat e drejtësisë të Maqedonisë dhe Bosnje e Hercegovinës në Shkup, Blerim Bexheti dhe Berisha Çollak.

Marrëveshja e parë ka të bëjë me ndihmën juridike në lëndët civile dhe penale, e dyta për egzekutim të ndërsjellë të vendimit gjyqësor në lëndë penale dhe e fundit për ekstradim.

‘Me marrëveshjen për ndihmë juridike në lëndë civile dhe penale, shtetet obligohen në ofrimin e ndihmës juridike në lëndë penale dhe civile, duke garantuar të drejta të barabarta dhe qasje të lirë të qytetarëve para gjykatave të dy vendeve kontraktuese.

Me marrëveshjen për ekzekutim reciprok të vendimeve gjyqësore në lëndët penale, vendet janë të obliguara sipas letërporosisë së organit kompetent të shtetit lutës, ndërsa në përputhje me kushtet e caktuara në të, reciprokisht ti ekzekutojnë vendimet gjyqësore në lëndë penale të caktuara nga gjykata e njërit shtet kontraktues.

Me marrëveshjen e tretë për ekstradim parashikohet ekstradimi i shtetasve personal’ tha Bexheti.

Berisha Çollak, ministër i drejtsisë në BeH, tha se më këto marrëveshje të dy vendet po konfirmojnë se përcjellin standardet e Bashkimit Evropian (BE).

Në këtë mënyrë ne dëshmojmë se po ndjekim standardet evropiane. Na paraqet kënaqësi të veçantë që patëm mundësi që me homologun nga Maqedonia të arrijmë të nënshkruajmë këto tre marëveshje që kanë rëndësi të madhe për qytetarët e të dyja vendeve’ tha Çollak./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button