Klaus: Greqia të pranojë valutë të përbashkët me Maqedoninë

Ish presidenti i Çekisë Vaclav Klaus, me humor porositi Greqinë të pranojë valutën e përbashkët me Maqedoninë duke e parë këtë si një mundësi për dalje nga kriza financiare dhe zgjedhja e çështjes së emrit.

Ndërkaq Klaus në institutin Kejto, në Uashington, foli në lidhje me krizën financiare në Greqi dhe Evropë, nga ku porositi Greqinë që ta lëshojë euro zonën.

“Nuk dua të jap deklarata të ashpra. Mbaj mend në samitin e NATO-s në Bukuresht  kaluam 8 orë në përpjekje për ta bindur Greqinë të lëshoj pe  dhe  të ndërroj pozicionin, unë mora pjesë në atë debat.  Nuk di çka të them  tash. Do duhet të keni valutë të përbashkët me Greqinë, ndoshta kjo do ta zgjidhte problemin” tha ish presidenti Klaus.

Përndryshe Klaus është një kritikues i njohur i politikave të EU-së dhe mënyrës së saj të funksionimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button