Rufi Osmani: Komuna i ka shlyer të gjitha borxhet

Kandidati për komunën e Gostivarit Rufi Osmani mbrëmë u takua me banorët e fshatit Sërmnovë, Llakavicë, Vërtok dhe Reçan, të cilëve ua prezantoi programin e RDK-së për katër vitet e ardhshme.

“Komuna e Gostivarit i kaloi vështirësitë dhe komuna nuk ka më borxhe të trashëguara. Personi i cili e solli komunën në prag të falimentimit dhe i cili dëgjoi se kemi siguruar 20 milionë euro investime, kandidon me një qëllim që t’i shkaktoj dëm Gostivarit.  Programi RDK-së është zgjidhje serioze, ne do të investojmë në gazifikimin e institucioneve, në fshatin Vërtok do të ndërtojmë Qendrën Rajonale për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Blegtorisë i cili është donacion prej 200 mijë euro të siguruara, me qëllim që bujqit të shfrytëzojnë IPA fondet”, tha Osmani para banorëve.
Osmani shtoi se komuna e Gostivarit është komuna e parë në Maqedoni me legalizimin e objekteve jo legale, është komuna e parë me zero korrupsion, e para në Maqedoni me rritje të buxhetit për 100 për qind nga 2009 nga 3,5 milionë në 7,2 milionë dhe mbi të gjitha do vazhdojë të jetë e para edhe në mandatin e radhës.

Fjalë rasti mbajti edhe bartësi i listës për këshillin komunal Afrim Iljazi, i cili tha se sukseset e arritura në komunën e Gostivarit janë argumenti më i fuqishëm për fitoren e sigurtë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe deputetja Flamure Demiri Kreci, kryetarja e Forumit të Gruas Bukurije Gashi Iseini dhe përfaqësuese të forumit të gruas pranë RDK-së dega Gostivar si edhe kandidati për këshilltar Vesel Memedi.

Në takimin, fjalë rasti mbajtën edhe kandidatët për këshilltar komune nga fshatrat Sërmnovë, Llakavicë, Vrutok dhe Reçan.

RDK do të vazhdojë me aktivitetet zgjedhore, sot do të mbahet konventa promovuese e Izet Zeqirit në Tetovë në ora 17:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button