(UPDATE) BFI: Nuk do të ketë protesta për Burmali Xhaminë

18.00- Bashkësia Fetare Islame ka ndryshuar mendjen dhe nuk do të protestojë të premten për çështjen e Burmali Xhamisë.

Ka qenë apeli i Qeverisë i nënshkruar nga zv./kryeministri Musa Xhaferri, i cili ka futur hoxhallarët në dilemë.

Në komunikatën e tyre lëshuar medieve BFI sqaron se ka analizuar edhe njëherë situatën kur Maqedonia gjendet në fushatë për zgjedhjet lokale ndërsa dhe ka pasur incidente të dhunshme dhe ka vendosur që të prolongojë protestat për një afat të pacaktuar.

“Rijaseti gjithashtu ndan mendimin me Apel-propozimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, citojmë, “se një organizim i tillë gjatë fushatës zgjedhore nuk do të ishte në favor të interesave të përbashkëta ndaj situatës që mund të na krijohet, dhe mendojmë se do ta politizonte situatën dhe do ta vështirësonte zgjidhjen e kontestit në të ardhmen” ” thonë nga BFI.

Ata potencojnë se pas zgjedhjeve do të bisedojnë me subjektin shqiptar participues në pushtet, BDI-në për të gjetur zgjidhje adekuate për rindërtimin e Burmali Xhamisë.

Pasi ndryshoi mendje, BFI apelon deri te besimtarët mysliman që të mos bien pre e protestave pa organizatorë. 

****************************************************************************

08.30- Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, vazhdon të mbetet me qëndrimin e prerë kundër ndërtimeve tek vendi i Burmali Xhamisë në Qendër të Shkupit.

Të premten, pas namazit të drekës, do të protestohet në Shkup, konfirmon Abaz Islami, zëdhënës i BFI-së.

‘Protesta mund të anulohet vetëm në momentin kur do të tërhiqet vendimi për ndërtime në vendin e Burmali Xhamisë dhe nëse largohen gjitha ata mjete që janë të vendosura tek vendi i Xhamisë. Përndryshe, të premten me 15 mars 2013, do të protestojmë qetë pas faljes së namazit të Xhumasë’ decid Islami.

Ndërkohë, BFI ka të përgatitur edhe projektin për mënyrën se si do të duket Burmali Xhamia.
Projektin e plotë mund ta shihni këtu.

Lajme të ngjashme

Back to top button