Aksident i “Yeti”-t të ri policor
![Aksidentohet “Yeti” i ri i policisë](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/94965E6019CF76ADEDD8C859AA817EA7.jpg?fit=328%2C245&ssl=1)
Sot në mëngjes, në Shkup ndodhi një aksident trafiku, në të cilin u dëmtua një nga veturat e reja policore “Shkoda Yet”-i.
Aksidenti ka ndodhur sot në orën 8:45 të mëgjesit, me ç’rast automobili i policisë është ndeshur me një veturë të tipit “Fiat Punto” në udhëkryqin e rrugëve “Frenklin Ruzvelt” dhe “Ivan Millutinoviq”.
Zëdhënësi i policisë së Shkupit informon se ka vetëm dëme materiale në të dyja veturat. /Portalb