Ahmeti takoi strukturat e BDI-së në Strugë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga shefi i shtabit qëndror të BDI-së Abdylaqim Ademi mbrëmë qëndruan në Strugë ku realizuan një takim të gjerë me shtabet lokale të këtij subjekti.

Takimin e hapi Ramiz Merko i cili e informoi liderin e tij për aktivitetet e deritanishme të BDI-së në funksion të zgjedhjeve të 24 marsit.

Gjithashtu me një fjalë në këtë takim u paraqit edhe kandidati i BDI-së për Strugën Arben Labënishti i cili foli për të arriruarat në vite të këtij subjekti në rrathshin e përmisimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe për sfidat që presin të zgjidhen në të ardhmen.

Sipas Labënishtit vetëm BDI ka forcën dhe seriozitetin për t’i lëvizur proceset të cilën e ka dëshmuar edhe në të kaluarën .Për punën oragnizative të fushatës në këtë takim foli edhe shefi i Shtabit qendror të BDI-së Abdylaqim Ademi i cili theksoi se BDI edhe në këto zgjedhje do triumfoj.

Ahmeti kërkoi nga strukturat e BDI-së në Strugë angazhim dhe përkushtim të lartë për të shënuar rezultatet e dëshiruara në këto zgjedhje, ai tha se nuk është e vërtetë që BDI-ja Strugën e ka lënë jasht fokusit të saj.

“Sigurishtë që unë kam patur shumë takime, por nuk do të thotë kjo që Struga është jashtë vëmendjes apo jashta agjendës të BDI-së, sepse ne jem një familje, por aktivitet kanë qenë ne pjesën veirore dhe ka rastisur kështu .Sonte ishim në Prespë dhe pas disa aktiviteteve mbrëmë fola me Ramizin dhe i thash që mundësisht të bëjmë një takim, por unë nuk prita që të jetë një takim i këtyre përmasave. Zgjedhjet nuk i fiton kandidati pëar kryetar, por shefi i Shtabit nga ato lokal deri te ai komunal. Unë bësoj shumë në gadishmërinë , përvojen e Ramizit, sepse ai ka përvojën e dy cikleve zgjedhore të cilat i ka provuar në lëkurën e vetë dhe Ramizi e ka pranuar vullnetarisht që të jetë shef i shtabit për një gjenerat më të re” tha Ahmeti në takimin me strukturat e BDI-së në Strugë.

Lajme të ngjashme

Back to top button