Çair dhe Qendër, vendosen platforma të reja për kontejnerë

Gjatë javës që lamë pas, është vendosur platforma e dhjetë e kontejnerëve nëntokësorë,  në territorin e Komunës Qendër, informojnë nga sektori për marrëdhënie me opinion i Qytetit të Shkupit.

Platforma janë vendosur edhe në Komunën Çair.

‘Ekipet e Qytetit të Shkupit kanë vendosur dy platforma me nga dy kontejnerë në dy lokacione në Komunën Çair’ kumtojnë shërbimet për marrëdhënie me opinion.

‘Ekipet e Qytetit të Shkupit këto ditë kanë vendosur platformën e 10-të me kontejnerë nëntokësor, nga gjithsej 14, që do të vendosen në pjesën qendrore të Komunës Qendër. Në 5 lokacione do të vendosen nga katër kontejnerë nga të cilat 3 do te përdoren për hedhjen e mbeturinave të përziera, ndërsa 1 për PET ambalazhe, ndërsa në 10 lokacionet tjera do të vendosen nga 3 kontejnerë, 2 për mbeturina të përziera dhe 1 për PET ambalazhe’ kumtojnë nga Qyteti i Shkupit.

Ekipet e Qytetit të Shkupit kanë vendosur dy platforma me nga dy kontejnerë në dy lokacione në Komunën Çair. 

Me vendosjen kontejnerëve nëntokësor në komunën Qendër dhe Çair do të përmirësohet pamja dhe higjiena në këto dy komuna.

Bartës i Projektit për vendosjen e kontejnerëve nëntokësor është NP” Higjiena komunale”, ndërsa për realizimin e këtij projekti janë ndarë gjithsej 33 milionë denarë, ku nga 10 milionë denarë investojnë Qyteti i Shkupit dhe Komuna Qendër ndërsa 13 milionë denarë NP” Higjiena komunale”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button