SDK: Janë ngrirë pronat e Gruevskit pas zbulimit të dy apartamenteve dhe parcelës në Vodno

Dy banesat të sapozbuluara të azilantit në Hungari, Nikola Gruevski të cilat Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion muajin e kaluar e filloi hetimin, si dhe është zbuluar një vend në Vodno me hapësirë prej 3.000 metra kuadrat, me vendim të Gjykatës Penale, janë ngrirë këto prona derisa vijon procedura kundër kryeministrit të mëhershëm, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Informacionin për Sakam Da Kazam e konfirmoi prokurori publik Ljupço Joveski, i cili thotë se në letër figurojnë me emra të ndryshme, megjithatë prokuroria para gjykatës dha indice dhe dëshmi se pronat janë të Gruevskit.

Ajo që nuk është e zakonshme, është që kanë kaluar dhjetëra ditë nga vendimi i gjykatës, ndërsa ankesë për këtë vendim nuk ka dorëzuar askush. Gruevski pas hetimit, nga Hungaria tha se dy banesat e sapo zbuluara janë të tija, tha se i ka marrë me qera. Në qoftë se dy banesat dhe prona nuk janë të Gruevskit, ku janë atëherë pronarët që të ankohen, habiten nga prokuroria.

Në Vodno nuk janë ngrirë të gjitha tokat e blera në mënyrë ilegale nga Gruevski, por vetëm ata më të shtrenjtat, të cilat nga mal, janë transformuar në vende ndërtimore. Nga prokuroria thonë se dy banesat të cilat janë në emër të nënës, nuk do të preken. Nuk do të ngrihen si prona, as banesa e nënës në Kapishtec. Ndërsa atë në Aerodrom e ka shitur.

Një nga banesat e sapo zbuluara të Gruevskit në rrugën Pavel Shatev në Shkup, përkundër faktit që janë në emër të nënës së tij, është edhe në emër të sekretares e cila ka ndërruar jetë T.S., njofton Sakam Da Kazam. Sekretarja T.S. është dëgjuar veçse në prokurori, dhe ka deklaruar se banesa nuk ka qenë e saj, asaj vetëm i është thënë të nënshkruajë sikur është i saj.

Banesë tjetër në ndërtesën e njëjtë, i cili gjithashtu është hetuar, është në pronësi të firmës “IKT Ingenering”, në njërin prej këtyre banesave Gruevski, është i dyshuar për blerje të vendeve dhe paluajtshmërive në Vodno, ka pasur bibliotekë të madhe. Ndërsa tjetrin e ka shfrytëzuar si kabinet pune.

Të gjithë katër banesat, dy në emër të nënës, të sekretares dhe firmës, ishin në afërsi të njëri tjetrit. Dy prej tyre janë të lidhura, kuptuam nga komshinjtë.

Në hetimin për tokat në Vodno, në krye të së cilave është prokurorja Lile Stefanova, Gruevski është i dyshuari i parë për larje të parave të mbledhura nga anëtarësia e njerëzve në VMRO-DPMNE. Ajo dhe hetimi kanë zbuluar se në larjen e parave i ka ndihmuar edhe djali i axhës, Sasho Mijalkov dhe biznesmeni Jordan Kamçev, të cilët janë të dyshuarit e dytë dhe i dyshuari i katërt është Risto Novaçevski, familjar i Gruevskit.

Sipas hetimit, Gruevski në periudhën nga 2006 deri në 2012, një pjesë të donacioneve për financim të partisë i ka pranuar personalisht dhe nuk i ka treguar si donacione të pranuara për në raportin financiar të partisë. Në këtë mënyre ai dyshohet se ka përvetësuar më së paku 1.300.360 euro ose 79.972.140.00 denarë. Pas kësaj, në periudhën nga tetori 2012 deri në shtator të 2013, ata para i ka lëshuar në treg duke blerë banesa, toka në Vodno përmes firmës bijë të firmës Belize, drejtues i së cilës ka qenë familjari Risto Novaçevski.

Paratë nga donacionet, janë transferuar në xhirollogarinë e firmës bijë dhe më pas Novaçevski me ata para ka paguar pronarët e tokave, për të fshehur burimin e parave dhe pronari i vërtetë i tokës me hapësirë prej 11.000 metër kuadrat, ka treguar hetimi i Stefanovës.

“Në periudhën nga 20 korrik 2015 deri 26 qershor të vitit 2019, pas publikimit të bisedave të cilat zbuluar pronësinë e vendeve ndërtimore në KO Qendër 2, me qëllim të fshehjes të pronarit të vërtetë, i dyshuari i tretë si drejtues i personit juridik, ka transformuar pronësinë në person tjetër juridik. Ai, pas marrëveshjes paraprake me të dyshuarin e parë, duke shfrytëzuar ndihmën e dhënë nga pronari i subjektit juridik nga Belize ka transferuar pronësinë në subjektin juridik i cili është në pronësi të të dyshuarit të pestë, ndërkaq i dyshuari i gjashtë paraqitet si pronar i fundit i subjektit juridik. Për tu fshehur lokacioni, lëvizja dhe pronësia e vendit “pronarët e rinj” kanë marrë vendim për ndryshim të emërtimit të subjektit juridik dhe vendim për ndarje fizike të vendit nga 6.782m2 në tre parcela të reja. Për të fshehur lokacionin dhe pronësinë, parcelat janë dhënë subjektit juridik pa e paguar, megjithatë me afat prej 3 vjetësh për pagesë të çmimit të shitblerjes” kumtuan nga prokuroria për krim të organizuar në tetor të vitit të kaluar kur ishte hapur hetimi.

Gruevski tashmë gati dy vite e gjysmë ka ikur në Hungari, ku gëzon azil politik dhe është larg nga të gjitha hetimet dhe proces gjyqësore kundër tij dhe të afërmit e tij si dhe bashkëpunëtorët e tij të mëhershëm, të cilët si ndihmës, një pjesë të mirë prej tyre gjykata i ka paraburgosur me kërkesë të prokurorisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button