Sheshit të Shkupit i shtohen edhe gjashtë buste maqedonase

Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski sot ka promovuar gjashtë buste të reja me personalitete të historisë maqedonase, të cilat janë vendosur në parkun e qytetit në Shkup.

Trajanovski njëherit është dhe kandidat për kryetar të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

“Bustet e personaliteteve maqedonase kanë ekzistuar dhe më herët por janë shkatërruar gjatë viteve të 90-ta. Si që premtuan muajt e kaluar, bustet e këtyre personave të shquar sërish u vendosë në parkun e qytetit” tha Koce Trajanovski. 

Përderisa vazhdon vendosja e përmendoreve maqedonase, ende askund nuk janë tre përmendoret shqiptare që paralajmërohen me vite të tëra.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button