KSHZ, Ibrahimi bojkotoi mbledhjen i revoltuar

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në një seancë publike hodhi shortin për renditjen përfundimtare të kandidatëve në fletëvotim. Anëtari shqiptar Bedredin Ibrahimi braktisi mbledhjen sepse nuk u pajtua me vendimin e Gjykatës Administrative për listat e përbashkëta të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për komunat e Strugës dhe Kërçovës

”Vendimi i djeshëm i Gjykatës Administrative për anulimin e vendimeve ligjore të komisionit zgjedhor të komunës Kërçovë  dhe të komisionit zgjedhor të komunës së Strugës është atentat kundër procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale në vitin 2013. Me vendimet e këtilla është pezulluar ligji dhe shteti juridik. Në mënyrë që ta ruaj integritetin tim ligjor dhe profesional, do ta braktisë këtë mbledhje që të mos marr pjesë në kurorëzimin e vendimeve të miratuara në kundërshtim me dispozitat e kodit zgjedhor. Le të jenë me fat zgjedhjet  lokale të vitit 2013”, tha Bedredin Ibrahimi, anëtar i KSHZ.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Boris Kondarko, tha se komisioni nuk është kompetent për vendimet e Gjykatës Administrative dhe se ai nuk ishte vendi ku duhet të diskutohen vendimet e Gjykatës.

Shorti u hodh vetëm për partitë politike të cilat kanë dërguar listat me kandidatët dhe këshilltarët për komuna në afatin shtesë që mbaroi më 8 mars, informojnë nga KSHZ.

Partia Liberale Maqedonisë në zgjedhje do të paraqitet me numrin 118. Koalicioni LSDM me 14 parti të tjera me numrin 42, koalicioni LSDM me 13 parti të tjera me numrin 119, koalicioni LSDM me 13 parti me numrin 57, koalicioni LSDM me 12 parti të tjera me numrin 35, Lëvizja e Unitetit Kombëtar të Turqve me numër 121 dhe Aleanca Republikane me numër 120. 

RDK mban numrin 1, BDI numrin 17 ndërsa PDSH numrin 22.

Zgjedhjet lokale mbahen në 80 komuna të Maqedonisë dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa të drejtë vote kanë 1.743.403 votues.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button