Berisha: Kosovë, gëzuar 5-Vjetorin e Pavarësisë!

Sot, mbarë kombi shqiptar feston 5 vjetorin e pavarësisë se Republikës se Kosovës. Çlirimi i Kosovës, është faqja me e ndritur e përpjekjeve te shqiptareve për lirinë dhe dinjitetin e tyre, qe nga luftërat e Skënderbeut deri ne ditët e sotme.

Kryeministri i Shqipërisë dr. Sali Berisha, i bashkohet festes së Pavarësisë së Kosovës. Ai ka uruar bashkëkombësit e vet në Kosovë, duke e cilësuar këtë si festën më madhore për kombin shqiptar. 

“Sot, mbarë kombi shqiptar feston 5 vjetorin e pavarësisë se Republikës se Kosovës. Çlirimi i Kosovës, është faqja me e ndritur e përpjekjeve te shqiptareve për lirinë dhe dinjitetin e tyre, qe nga luftërat e Skënderbeut deri ne ditët e sotme. Ne këtë 5 vjetor, kombi shqiptar përulet me nderimin me te madh para veprës, arkitektit te pavarësisë se Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova, sakrificës sublime te kryeheroit te kombit tone, Adem Jashari e mijëra e mijëra luftëtareve te lirisë qe ranë për tu bere te pavdekshëm për çlirimin e Kosovës”, thekson Berisha duke shtuar se “Sot, ne shqiptaret shprehim mirënjohjen me te thelle ndaj SHBA, Presidentit Bill Clinton dhe Presidentit Xhorxh Bush si dhe ndaj Aleancës se Atlantikut te Veriut, qe luajtën rol kryesor ne çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Një përshëndetje vëllazërore le t’iu dërgojmë ne këtë rast te gjithë qytetareve te Kosovës, udhëheqjes politike te saj, qe ne 5 vjet pavarësi kane shndërruar Republikën e Kosovës ne një faktor te rëndësishëm te paqes, stabilitetit e bashkëpunimit ne rajon. Zoti e bekoftë Kosovën e pavarur dhe shqiptaret kudo qe janë!”, shkruan kryeministri Berisha./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button