Transportuesit rus kanë paralajmëruar linja ajrore të rregullta nga Moska në Shkup

Transportuesit rus kanë paralajmëruar se janë të interesuar për fluturimet nga Moska në Shkup, konfirmoi për Sakamdakazam nga Agjencia për aviaciont. Nga atje thonë se kërkesa është pranuar, mirëpo deri tani nuk ka detaje se nga kur do të mund të funksiononte kjo linjë, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“U dakorduam që aviokompanitë nga Rusia të vendosin fluturime të drejtpërdrejta deri në aeroportin e Shkupit, pa asnjë limit, për shkak se kemi marrëveshje biletareale për aviokomunikacion me Federatën Ruse. Deri tani ka interes që linjën ta mirëmbaje kompania “Pobeda”, thonë nga Agjencia për aviacion.

“Pobeda” është kompani me buxhet të ulët në pronësi të transportuesit rus “Aeroflot”. Operon me avion të tipit “boing 737-800”.

Në ndërkohë, ueb faqja e specializuar për aviokomunikacion “Eksjuviejshn” ka publikuar se edhe kompania ruse “Nordving” nga 30 prilli do të fluturojë një herë në javë, secilën të premte nga aeroporti i Moskës për në Shkup me një avion i cili posedon 220 ulëse. Mirëpo, në ueb faqen e kompanisë ende nuk është hapur mundësia për rezervimin e biletave.

Shkupi dhe Moska për herë të fundit kanë qenë të lidhura me linjë të rregullt mes viteve 1993 dhe 1996 pas marrëveshjes biletarele për fluturime të dyanshme me Federatën Ruse. Linjën e mirëmbante kompania “Paper Makedonia” e cila bankrotoi në tetor të vitit 1996.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button