99 shtete njohin Kosovën, sot e njeh Egjipti

Ndihmëspresidentja e Republikës Arabe e Egjiptit, Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy, e cila ka arritur sot për një vizitë në vendin tonë, ka konfirmuar vendimin e shtetit të saj si dhe të Presidentit të Egjiptit Mohamed Morsi për njohjen e Republikës së Kosovës.

“Jam shume e lumtur që jam në Kosovë për herën e dytë. Kosova përfaqëson një simbol të lirisë duke qenë vendi më i ri demokratik në botë. Që nga revolucioni kemi pas shumë vizita të ndërsjella me Kosovën, së fundi nga Thaçi në konferencën e vendeve islamike me qëllim përforcimin e marrëdhënieve tona në të ardhmen. Egjipti e mbështet Kosovën. Jam e nderuar të shpalli njoftimin se Egjipti po e njeh Kosovën. Kjo njohje do të na ndihmojë në bashkëpunimin tonë në shumë fusha sepse kemi një të kaluar të përbashkët si në aspektin kulturor dhe historik”, deklaroi Sharkway në konferencë për media.

“Shteti i Kosovës po fuqizohet çdo ditë e më tepër dhe integriteti territorial është i njohur ndërkombëtarësh, kurse tash do të lëvizim shpejt drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, Kështu është shprehur kryeministri Thaçi në një konferencë për media, ku tha se njohja nga Egjipti është në rrugë e sipër dhe nga sot po hapet një kapitull i ri i bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Egjiptit, transmeton KP.

Ndryshe, Egjipti është shteti i 99-të që njehë Republikën e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button