Fondacioni Dauti ndau 138 bursa për studentë dhe nxënës

Mbrëmë në Teatrin Kombëtar Shqiptar Fondacioni Dauti ndau138 bursa, prej të cilave 60 nxënës, 65 studentë, 5 studentë të talentuar dhe 8 bursa të dedikuara për raste specifike. Bursat janë për vitin akademik 2012/2013.

Të pranishëm në këtë akt solemn ishin një numër i madh afaristësh, intelektual, përfaqësues institucionesh, sektori civil.  

“Biznesi duhet që më shumë të fokusohet në stimulimin e talenteve të rinj, sepse rinia është ardhmëria e kombit. Është obligim i çdo biznesmeni që të ofrojë mundësi të shkollohen” tha drejtori gjeneral i Dauti Komerc, z. Xhemail Dauti duke falënderuar të gjithë donatorët që e përkrahën këtë projekt të Fondacionit Dauti.


Po ashtu fjalë përshëndetëse kishte edhe z. Ministri i arsimit Safet Neziri i cili theksoi se një hap i tillë i fondacionit Dauti duhet të jetë motivim për të gjithë bizneset të cilat kanë mundësi që të kontribuojë në zhvillim e arsimit shqip. 

“Vetëm nëpërmjet shkencës, arsimimit dhe edukimit e shpijmë popullin lartë e më lartë drejt të arriturave më të mëdha që neve si komb dhe si popull ta ndiejmë veten shumë më krenar dhe të jemi një popull në të gjitha sferat e veprimtarisë arsimore, shkencore të biznesit, të jemi të barabartë me të gjithë popullit e rajonit”, deklaroi Safet Neziri Zv/ ministër i arsimit. 

Sokol Zeqiri, drejtori i Fondacionit Dauti i cili shpalosi aktivitetet e realizuara nga Fondacioni Dauti dhe njëkohësisht informoi për një sërë aktivitetesh dhe projekte që do të realizohen në të ardhmen. 

Sponzorues të këtij projekti përveç Fondacionit Dauti ishin kompanitë e mirënjohura shqiptare: Frukt Import, Adrijus, Princ Enterprise, Rozen Centar, Izvor, Uniqa, dhe Alma-M.  /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button