‘Ne jemi ju’ : Paradoksi Tetovar, qytet universitar pa leximore (FOTO)

Të jesh student në Tetovë, ta vizitosh bibliotekën e cila si duket nuk merr frymë nga hapsira tejet e vogël, por dhe mos të kesh ku të lexosh është një fatkeqësi. Tetova, qyteti me dy universitete, pesë shkolla të mesme dhe dhjetëra fillore, por pa asnjë leximore, kjo është turp. Janë këto vërejtjet e iniciativës rinore “Ne jemi ju” të cilët dje në mënyrë simbolike duke vendosur banka dhe lexuar libra para bibliotekës së këtij qyteti kërkojnë ndërtimin e leximores.

“Ne jemi ata që pa turp e frikë, kërkojmë leximore publike. Leximorja do të kontribuonte në arsimimin dhe edukimin e të gjitha qytetarëve. Nxënësit, studentët por edhe të gjithë qytetarët e Tetovës do të kishin një vend të ri ku do të mundin të fitojnë dije dhe të pasurojnë bagazhin e tyre profesional. Ky aktivitet nuk është kundër asnjë partie politike por nëse dikush duhet ta marrë këtë përgjegjësi mbi vete atëherë lirisht le ta marrin të gjithë partitë politike që kanë qenë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë nga viti 1991 e këndej” thanë nga “Ne jemi ju”

Të rinjtë të cilët deri më tani kanë zhvilluar disa iniciativa për të mirën e Tetovës thonë se të mundësosh një leximore, bibliotekë moderne, teatër, rrugë funksionale, ujë të pijshëm, mirëmbajtje për qytetin është vetëm përmbushje e detyrave ndaj qytetarit, votuesit të përbetuar, e jo plotësim të dëshirave. 

“Në këtë rast nevoja është më e madhe se qejfet për të bërë aktivitet sa për media dhe kamera. Nuk është aktivitet për kritikë por vetëm përkujtim se ky qytet ka nevoja jetike” apelojnë  nga “Ne jemi ju”.

Këto të rinj entuziast dhe të etur për ndryshime në Tetovë dhe në mentalitetin shqiptar në përgjithësi mund ti gjeni në Facebook në këtë link: NE JEMI JU /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button