Kryeministri bullgar i paparalajmëruar viziton Shkupin

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov sot vonë pasdite do të takohet me kyeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski në Shkup. Mediet maqedonase shkruajnë se vizita e tij është paparalajmëruar dhe se takimi mbahet në fshehtësi të madhe.

Por Borisov në deklaratën për televizionin bullgar “Nova” theksoi se nuk ka asgjë sekrete në vizitën në Maqedoni, duke përmendur se para disa ditësh përmendi se ka biseduar me telefon me Gruevskin dhe së shpejti do ta takonte.

“Nuk ka asgjë sekrete, thjesht po vij që të shihemi dhe të bisedojmë, pa nderime dhe pompozitet. Të ulemi si miq dhe të bisedojmë. Mendoj se ky është një gjest i mirë dhe jo i keq”, deklaroi Borisov.

Një nga temat kryesore të takimit të dy kryeministrave pritet që të jenë edhe bisedimet maqedonaso-bullgare për lidhjen e marrveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë. Kryeministri bullgar do të vijë në Maqedoni në shoqëri të shefit të diplomacisë Nikollaj Mlladenov.

 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button