Mjekët do ta fitojnë Strugën, në garë për kryetarë komune janë tre

Pasi partitë shqiptare fillimisht Partia Demokratike Shqiptare dhe pastaj edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, kanë kandiduar mjek-PDSH, e ka nominuar dr.Ziadin Selen, BDI e ka nominuar dr.Arben Labënishtin, sot në garë hyri edhe një mjek, që vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së, e ai është dr. Vllado Koçoski, ndërsa dy partitë tjera shqiptare DR-ja dhe RDK-ja kanë vendosur që të mos e dëmtojnë votën në kutitë për kryetar të komunës së Strugës.

E vërteta është se DR është në koalicion me BDI-në, ndërsa RDK-ja ka vendosur që të veprojë ngjashëm me rastin e Kërçovës, ku do të garojë me listën për këshilltar të mundshëm, transmeton Strugalajm .

Ndërkaq, LSDM në Strugë akoma është e padefinuar çështja se a do të marrin pjesë si parti në zgjedhje apo do të bëhen të “dëgjueshmit e qendrës”, ndaj nuk kanë dalë as me kandidat të mundshëm e as me listë për këshilltar.

Kandidatura e dr. Vllado Koçoskit është e pritur nga VMRO-DPMNE-ja, por përsëri nuk është zbardhur enigma dhe dilema se a do të  jetë ai kandidat i përbashkët i bllokut maqedonas apo jo, duke pas parasysh se paraprakisht është biseduar ndërmjet dy partive që të dilet me një kandidat të përbashkët..

Tani, Struga konkurron me tre mjek për kreun e komunës, që disa herë janë  komentuar me një dozë humori kandidaturat e dr.Ziadin Selës dhe dr.Arben Labënishtit, se “Struga është së paku politikisht e sëmurë dhe i nevojitet një apo më shumë mjek për ta shëruar”. Kur këtyre fjalëve ti shtohet edhe kandidatura e dr.Vllado Koçoskit, pohimet humoristike konfirmohen se diçka nuk është në rregull.

Në Strugë do të garojnë tre kandidat për kryetar të komunës, të mbështetur jo vetëm nga partitë amë, por edhe nga partnerët e tyre të koalicioneve- të natyrshme dhe të panatyrshme, bashkë me listat e përbashkëta për këshilltar të mundshëm, ndërsa një parti-RDK, do të garojë me listën e mundshme për këshilltar si parti e vetme. 

Lajme të ngjashme

Back to top button