Struga jashtë objektivit të investitorëve të huaj!

Qyteti i Strugës tashmë disa dekada është thuajse plotësisht jashtë fokusit të investimeve qeveritare dhe investimeve të huaja. Edhe pse një qytet me potencial tepër të lartë turistik, Struga ka ngelur në hije të qytetit fqinj të Ohrit i cili po ndërtohet dhe zhvillohet në të gjitha parametrat.

Analistët dhe ekspertët vlerësojnë se ky anashkalim që po i bëhet qytetit të Strugës, nuk paraqet ndonjë rastësi, por theksojnë se është një projekt i mirë menduar dhe me qëllime edhe politike duke koncentruar investimet dhe orientuar investitorët vetëm në vendbanimet me shumicë maqedonase. 

Prof.Dr Petrit Pollozhani vlerson se goditjet ndaj Strugës në aspektin turistik ndikojnë jashtëzakonisht edhe tek ekonomia dhe biznesi i struganëve dhe standardi i tyre jetësor.

“Struga është plotësisht jashtë agjendës turistike që po përpilon qeveria e Maqedonisë dhe kjo jo rastësisht. Ka një kohë të gjatë më që turistët e huaj orientohen vetëm drejtë qytetit të Ohrit, atje ekzistojnë norma dhe rregulla për zhvillimin e turizmit. Pas periudhës së komunizmit këtu në Strugë u lejua të ndërtohen hotele pa kritere dhe nuk lejoheshin që ato të bëhen përkrah liqenit dhe në bazë të rregullave që duhej, kjo për dallim nga Ohri ndikoi në prishjen e rendit urbanistik të favorshëm për zhvillimin e qytetit dhe krijoj një kaos dhe pamje jo të këndshme. Rënia e kapacitetit turistik të Strugës vit pas viti ndikon shumë negativisht për bizneset e qytetit të cilët vazhdimisht po shuhen, ndërsa popullata detyrohet të gjejë rrugëdalje tjera” vlerson profesori universitar Petrit Pollozhani.

Eksperti i turizmit, z.Gajur Kaba thekson se është për të ardhur keq kur shikon se si është katandisur dhe harruar sot qyteti i Strugës i cili siç thotë ai në vitet 80-90 ishte shumë më i zhvilluar dhe i vizituar nga qyteti i Ohrit.

“Pozita gjeografike por edhe kushtet natyrore që disponon qyteti i Strugës janë shumë më të favorshme në raport me ato të Ohrit, por siç diet anashkalimi që i bëhet Strugës ka prapavija të tjera. Ne jemi mësuar tashmë me politikën që po bën pushteti qëndror në raport me vendbanimet shqiptare, por në vitin 2005 kur kryetari i komunës u bë shqiptar, shpresat për rimëkëmbje ishin shumë të mëdha, megjithatë asgjë nuk ndodhi. Ashtu siç mund edhe vet të konstatoni këtu ka mungesa elementare në infrastrukturë, mungojnë shenja komunikacioni dhe higjiena e përgjithshme në qytet. Kjo nuk mund të sjellë turistë dhe as investitorë, këtu të gjitha investimet bëhen nga persona privat dhe asgjë nuk po bëjnë organet shtetërore. Politika e komunës është në favor të disa individëve dhe jo në favor të qytetit dhe qytetarëve edhe kjo ndikon që investitorët të mos e shohin Strugën si vend ku mund të hapin bizneset e tyre” përfundoi Gajur Kaba në prononcimin e tij për Portalb.

Sipas të dhënave nga hotelet por edhe nga ajo që duket sheshazi, tashmë thuajse çdo vit numri I turistëve në qytetin e Strugës po pëson rënie drastike, ndërsa për parandalimin e kësaj situate askush nuk po nërmerr asnjë masë. Ekspertët vlersojnë se përmirsimi I infrastructures dhe promovimi i qytetit dhe vlerave të tij perms marketingut dhe agjensive turistike janë hapat primare që duhet të merren për rimëkëmbjen e Strugës duke e shëndrruar atë në një vend të përshtatshëm për turistët evropjan. /Portalb

   

Lajme të ngjashme

Back to top button