NP ‘Higjiena Komunale’ premton pastrimin e deponisë në Karadak Mahallë

Drejtori i NP ‘Higjiena Komunale’ Rakip Doçi ka premtuar pastrimin e deponisë së egër e krijuar nga qytetarët e pa ndërgjegjshëm në lagjen Karadak Mahallë në Shkup.

Informacionin më fotografi për këtë gjendje fatale që gjendet në mes të Shkupit, PortAlb e kishte publikuar që në janar, atëherë autoritet e Komunës Qendër kishin premtuar se do të intervenon menjëherë për të pastruar, por sot e asaj dite nuk është pastruar.

Pastrimi i mbeturinave në rrugë nuk është obligim i NP ‘Higjiena Komunale’ por ne do ta pastrojmë këtë, premtoi ai, ndërsa me ligj qytetarët të cilët hedhin mbeturina rrugëve duhet të ndëshkohen.

‘Për mbeturinat në rrugë, kjo nuk është problem i ndërmarrjes publike Higjiena Komunale, ne do e pastrojmë për arsye se ne vazhdimisht i pastrojmë, këto janë deponi të egra të cilat i krijojnë qytetarët të cilët janë të pa vetëdijshëm, për arsye se nuk guxon askush të rinovoj banesën dhe ta hedh në rrugë materialin ndërtimor. Nuk është obligim i ndërmarrjes sonë të pastrojë atë. Qytetari që krijon mbeturina ndërtimore duhet vetë ti largon ato. Përndryshe të gjithë ato të cilët krijojnë mbeturina të tilla aty ku se kanë vendin duhet të dënohen nga Inspeksioni komunal, nga mbajtësit e rendit komunal si dhe nga policia sepse kjo është e ndaluar me Ligjin për Higjienë publike’ potencoi Doçi.

Edhe lagjja Karadak Mahallë, njejtë si edhe shumë të tjera në Shkup posedojnë shporta plastike për grumbullimin e mbeturinave, të cilat ndërmarrja i pastron dy herë në javë.

‘Higjiena Komunale ka për obligim mbledhjen, grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave të cilat duhet të vendosen nëpër shportat speciale, unë e di se edhe ne Karadak Mahallë, qytetarët kanë shporta plastike dhe mbeturinat e tyre duhet ti vendosin aty. Sipas planit operativ ‘Higjiena Komunale’ dy herë në javë duhet të kalon dhe ti grumbullon mbeturinat atje. Nëse kjo nuk ndodh atëherë ne duhet të marrim masa ndaj punonjësve të Higjienës Komunale’ tha Doçi./PortAlb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button