Shikoni çastin kur meteori godet Rusinë, qindra të lënduar !!(VIDEO)
Pas rënies së meteorit në Çeljabinsk ndihma mjekësore iu desht 725 të lënduarve, duke përfshirë 159 fëmijë.
Sot në qarkun e Çeljabinskut ranë fragmente të një meteori, i cili u shpërbë në shumë pjesë pas hyrjes në atmosferë. Njerëzit panë në qiell një ndriçim të theksuar, të ngjashëm me një shpërthim.
Banorët e Cheliabinskit, qytet në pjesën jugore të Uraleve ruse u bënë dëshmitarë të një “rrebeshi meteorësh” që për disa minuta ndriçuan qiellin, por edhe panik tek vendasit.